Prokuroria e Posaçme ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me denoncimet e bëra për krimet zgjedhore. Pavarësisht se deri më tani është bërë vetëm një arrestim në flagrancë për blerje vote kundrejt 500 eurove në Lushnjë, SPAK njofton se nga platforma online e posaçme për zgjedhjet, kanë mbërritur 35 materiale kallëzuese për krime zgjedhore.
Janë regjistruar 115 materiale kallëzuese, ku përfshihen:
• Kallëzime nga subjekte politike
• Referime nga Policia e Shtetit
• Të iniciuara kryesisht nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar
• Denoncime nga Platforma Online
• Denoncime nga qytetarët
• Materialet kallëzuese nga subjektet politike janë 25.
• Në platormën online kanë mbërritur 35 materiale kallëzuese
• Janë regjistruar 35 procedime penale.
• Dhe nga këto procedime, 8 prej tyre janë të regjistruara kryesisht, pra të nisura nga vetë organi i akuzës (SPAK). Versus.al








