AKTUALITET /

Qytetari në Korçë nuk i bindet urdhrit të policisë dhe përplas me makinë 2 efektivë

Shkruar nga Versus

Qytetari në Korçë nuk i bindet urdhrit të policisë

Korçë- Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytet ku dy makina u përplasën me njëra-tjetrën.

Aksidenti ka ndodhur gjatë zhvillimit të një operacioni policor ku mbetën të plagosur 2 policë. Sipas informacioneve, policët ishin në ndjekje të një të dyshuari, qytetarit Vangjush Dushku i cili nuk iu është bindur për të ndaluar por i ka përplasur me makinë.

Dy të plagosurit thuhet se janë nisur me urgjencë drejt Tiranës për të marrë një trajtim më të specializuar. Fatmirësisht efektivët e plagosur ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ndërsa Dushkut, pas ngjarjes së rëndë, raportohet i janë gjetur 12 doza kokaine.  Versus.al

Poll