
Prifti Kristaq Viso ka ndërruar jetë në spital, rreth 2 javë pasi u rrëzua nga çatia e Kishës në Korçë.
Viso nuk arriti t'u mbijetonte plagëve të marra dhe për pasojë mëngjesin e sotëm u nda nga jeta.
"Sot fjeti më Zotin Ikonom Stavrofor Atë Kristaq Viso! Mitropolia e Shenjtë e Korçës i shpreh ngushëllime të përzemërta bashkëshortes, vajzave dhe të gjithë familjarëve dhe të afërmve! I lutemi Perëndisë, të cilit i shërbeu, që ta ndjejë dhe ta prehë shpirin e tij me shenjtorët në gjirin e Avrahamit në Mbretërinë e Qiejve!
Qoftë e lumur udha në të cilën shkon ti sot, se të është përgatitur vendi i prehjes lart në qiell, parajsë të mbarë o vëllai ynë i lumur dhe i gjithmonë kujtuar!"- njofton Mitropolia e Korçës.
Viso u transportua në spital më 19 maj pasi u rrëzua aksidentalisht nga çatia e kishës ku po kryente disa riparime. Versus.al







