Me situatën aktuale në Lindjen e Mesme ku Izraeli dhe Irani po bombardojnë njëri-tjetrin, videot e raktave dhe dronëve në qiejt e të dy shteteve janë bërë të zakonshme për qytetarët.
Por së fundmi, një video e publikuar në rrjetin social të aktorit Gentian Zenelaj ku ajo çfarë shfaqej i ngjante një rakete, është ngjallur pasiguri dhe panik tek qytetarët.
Në disa prej komenteve të bëra në videon e publikuar shkruhet se mund të jenë edhe copëza meteoritesh që digjen në atmosferë. Por deri më tani nuk ka ende një pistë zyrtare mbi pamjet e shfaqura mbi Tiranë rreth orës 03:40 të mëngjesit. Versus.al







