AKTUALITET /

Turisti gjerman u dëmtua nga helikat e skafit, drejtuesi që u arrestua e nxorri në breg pas incidentit (VIDEO)

Policia ka njoftuar se 27 vjeçari Krenar Velaj është arrestuar për incidentin ku mbeti i dëmtuar një turist gjerman.

Shkruar nga Versus
Turisti gjerman u dëmtua nga helikat e skafit, drejtuesi që u arrestua
Momenti kur drejtuesi i skafit mban turistin gjerman të dëmtuar

Vlorë- Detaje të reja janë mësuar nga ngjarja e ndodhur ditën e djeshme në Himarë ku u raportua se një turist gjerman ishte dëmtuar nga skafi që drejtohej nga Krenar Velaj 27 vjeç.

Në një video të publikuar, shihet se ka qenë vetë drejtuesi i skafit që e ka nxjerrë turistin në breg të detit duke i dhënë ndihmën e parë. Më pas turisti është transportuar në spital ku po merr ndihmë mjekësore. Mësohet se ka mbetur i plagosur në kurriz dhe në këmbë.

Drejtuesi i skafit u shoqërua nga policia në komisariat për kryerjen e veprimeve të mëtejshme proceduriale ku i është komunikuar masa e arrestit me burg. Në polici janë shoqëruar edhe persona të tjerë që kanë qenë dëshmitarë të ngjarjes së ndodhur në plazhin e Gjipesë. Versus.al

 
 

 

Poll