AKTUALITET /

“Ka një vijë që nuk duhet kaluar kurrë”, aktori Gaz Paja reagon pas sulmit me fjalë fyese dhe vezë nga protestuesit një ditë më parë

Aktori Gaz Paja thotë se, ai nuk e mohon se mbështet PS dhe është e drejta e tij të mbrojë bindjet e veta politike, por ka mohuar akuzat që janë ngritur drejt tij

Shkruar nga Versus

“Ka një vijë që nuk duhet kaluar kurrë”, aktori

Aktori Gaz Paja ka reaguar pas sulmit me fjalor fyes dhe vezë nga disa protestues një ditë më parë në Tiranë.

Në një reagim në rrjetet sociale, Paja thotë se me sjelljen e djeshme është lënduar jo vetëm ai por dhe familja e tij.

“Nuk më dhembin vezët. Jam mesuar me sharjet, edhe pse nuk i meritoj. (Po ky Eshte opinioni im.

Ama më dhembi fakti që gjithçka ndodhi përpara syve të gruas sime, nenes se femijes tone.

Më dhembi që edhe ajo u bë objekt sulmi, jo për atë që është, jo për atë që ka bërë, por vetëm sepse ecën në krahun tim.

Ka një vijë që nuk duhet kaluar kurrë, politika mbaron aty ku fillon familja”, shkruan aktori.

Më tej ai thotë se ai nuk e mohon se mbështet PS dhe është e drejta e tij të mbrojë bindjet e veta politike, por ka mohuar akuzat që janë ngritur drejt tij.

“Asnjëherë nuk kam qenë pjesë e strukturave politike Madje Nuk Kam as teser Partie.

Nuk kam marrë poste, nuk kam marrë privilegje, nuk kam marrë tendera dhe nuk kam jetuar kurrë në kurriz të shtetit.

Kam punuar qe femije.

Nuk kam vila në bregdet. Nuk kam vila në mal. Nuk kam prona të fshehura. Nuk kam pasuri që nuk i shpjegoj dot. Kam vetëm duart e mia, djersën time artin tim dhe ndërgjegjen time”, thotë Paja, duke sqaruar dhe akuzat për investimet strategjike.

“E vërteta është e thjeshtë: kam qenë vetëm ndërmjetës mes investitorit dhe pronarëve të tokës, të cilët janë miqtë e mi personalë. Si rrjedhojë u bëra pjesë e kompanise e cila do te investonte.

As kam marrë prona, as favore, as përfitime”, përfundon mesazhin e tij aktori Gaz Paja.

Emri i Pajës është përfolur shpesh në debatet publike edhe për shkak të statusit të investitorit strategjik, nga i cili përfitoi për realizimin e një projekti me vlerë disa milionë euro në jug të vendit.

Aktori është konsideruar gjithashtu si një nga personat e afërt me ish-kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, duke qenë ndër figurat publike që e kanë mbështetur atë publikisht.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Gaz Paja (@gazpaja)

 

 
Poll