Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në plazhin e Gjipes në jug të Shqipërisë, ku një turist gjerman ka mbetur i plagosur pasi është goditur nga helikat e një gomoneje. Sipas burimeve paraprake nga vendngjarja, aksidenti ndodhi teksa turisti ndodhej në det.
Ngjarja ka ndodhur në orët e drekës, kur në zonë ka pasur mjaft pushues.
Turisti është goditur nga helikat dhe ka marrë dëmtime në këmbë dhe pjesë të tjera të trupit, ndërsa është nxjerrë menjëherë nga uji nga pushuesit që ndodheshin aty. Ai do të transportohet me urgjencë drejt spitalit të Tiranës me helikopter, pasi ka plagë serioze dhe ndodhet në gjendje të rëndë.
Ndërkohë, sipas policisë bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:40, kur 27 vjeçari , banues në Orikum, duke drejtuar një gomone me dokumentacion të rregullt dhe jashtë zonës së sigurisë, ka dëmtuar aksidentalisht 46-vjeçarin gjerman D. S., i cili po zhytej pranë mjetit lundrues.
/Versus.al/







