AKTUALITET /

Droni e filmoi duke ujitur bimët e kanabisit, arrestohet 59 vjeçari në Roskovec (VIDEO)

Shkruar nga Versus

Droni e filmoi duke ujitur bimët e kanabisit, arrestohet 59 vjeçari

Fier- Një 59 vjeçar i identifikuar si Flamur Rrëza u arrestua nga policia pasi u kap në Roskovec duke ujitur bimët e kanabisit që kishte kultivuar.

Droni i ngritur nga policia e filmoi 59 vjeçarin teksa ujiste 22 bimët narkotike të mbjella pranë përroit të fshatit Vlosh.

Lënda narkotike u asgjësua me anë të djegies, ndërsa materialet i kaluan prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme. Versus.al

Poll