Nesër nis rinumërimi i kutive të votimit në disa qarqe të vendit, në Tiranë dhe Fier plotësisht ndërsa në Elbasan dhe Durrës pjesërisht.
Në total do të happen 2323 qendra votimi duke përfshirë edhe 85 kuti votimi jashtë vendit. Ky proces rinumërimi do të kushtojë rreth 21 milionë lekë.
Procesi zhvillohet nga 24 grupe numërimi, me 63 punonjës të administratës (48 numërues + 15 zëvendësues).
Rinumërimi realizohet në 24 tavolina, ku janë të pranishëm vëzhgues të autorizuar nga 3 subjektet ankimuese: Koalicioni PD-ASHM, PS dhe Partia Mundësia. PD dhe partitë e reja pretendojnë ndryshim të rezultatit pas rinumërimit të kutive. Në qarkun e Fierit, Koalicioni “Shqipëria Bëhet” e Adriatik Lapajt e humbi mandatin për rreth 500 vota. Nëse rinumërimi gjen kaq vota në favor të partisë së re, atëherë Azmer Duleviç bëhet deputet, dhe nga Partia Socialiste humbet një mandat duke bërë që Zegjine Çaushi. Versus.al







