Ka përfunduar rinumërimi i votave preferenciale për kandidatët e Partisë Demokratike në Dibër. Pasi u numëruan 41 qendra votimi, rezultoi se Xhemal Gjunkshi ka marrë 40 vota më shumë, ndërsa këto vota i janë hequr kandidatit tjetër të PD, Përparim Spahiu.
Në këtë rast, nuk dihet ende nëse shkak është bërë gabimi njerëzor apo ka qenë diçka e qëllimshme, por rezulton se 40 vota të Gjunkshit, i ishin shtuar Spahiut.
Pavarësisht kësaj, renditja e tyre nuk ndryshon dhe Gjunkshi mbetet jashtë Kuvendit të ardhshëm. Versus.al







