
Korçë- Forca të shuma të policisë vendore dhe reparteve speciale “RENEA” dhe “Shqiponja” kanë kryer bastisje në disa banesa të Pogradecit në kuadër të kontrolleve për kapjen e personave të shpallur në kërkim.
Operacioni ka nisur gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm dhe është ende në vazhdim. Burime bëjnë me dije se janë sekuestruar 100 mijë euro, armë zjarri e gjahu si dhe lëndë narkotike.
Mes banesave ku janë ushtruar kontrolle, është edhe ajo e Erjon Llapushit, autorit të krimit makabër të ndodhur në një lokal të Elbasanit në tetor të vitit 2021 ku vrau kamarierin Gazment Kurmaku vetëm sepse nuk e la të ulej në një tavolinë të rezervuar.
Deri më tani, raportohet për 14 persona të shoqëruar, ndërsa Erjon Llapushi nuk u gjet në banesën që mendohej se përdorej prej tij. Versus.al








