Situata me zjarret në vend është përmirësuar gjatë orëve të fundit falë reshjeve të shiut që përfshinë vendin. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shuar pothuajse të gjitha vatrat e zjarrit. Vetëm njëra prej tyre në fshatin Spatharë të Skraparit është ende aktive.
Zjarre të shuara janë në:
Fshatin Plan i Bardhë dhe malin e Allushit, bashkia Klos. Si pasojë u dogj rreth 120 ha dhe u përshkua rreth 350 ha me shkurre, pishë dhe lis.
Fshatin Zall Gjoçaj, njësia administrative Derjan, bashkia Mat. Si pasojë u dogj rreth 20 ha dhe u përshkua rreth 499 ha me shkurre, pish dhe ah.
Fshatin Gur i Bardhë, njësia administrative Xibër, bashkia Klos.
Fshatin Gurë-Lurë, njësia administrative Lurë, bashkia Dibër. Si pasojë u dogj rreth 55 ha dhe u përshkua rreth 580 ha me shkurre, pish dhe ah.
Vendin e quajtur “Qafa e Buallit”, njësia administrative Bulqizë, ku pavarësisht punës së forcave në terren dhe ndërhyrjes nga ajri me helikopter, u dogj rreth 22 ha dhe u përshkua rreth 35 ha me shkurre, pish dhe kullota.
Sot priten reshje shiu në disa qarqe të vendit gjë që përsëri do të ndikojë për mirë në situatën me zjarret. Ndërsa rreziku i lartë mbetet në qarkun e Fierit. Në qarqet Elbasan, Berat, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër pritet nivel rreziku i moderuar. Ndërkohë në Lezhë, Durrës e Tiranë pritet nivel rreziku i ulët. Versus.al






