AKTUALITET /

Rrahën 41 vjeçarin dhe i vodhën makinën, arrestohen 2 vëllezërit në Tiranë (EMRAT)

Ngjarja ka ndodhur në garazhin e një pallati në Yzberisht.

Shkruar nga Versus

Rrahën 41 vjeçarin dhe i vodhën makinën, arrestohen 2

Tiranë- Dy vëllezër janë arrestuar nga policia për ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme në Yzberisht ku kanë dhunuar një 41 vjeçar për motive të dobëta dhe më pas i vodhën makinën.

Në pranga kanë rënë Bledar dhe Endri Hysaj të cilët në garazhin e një pallati kanë rrahur qytetarin I.Zh. Pas denoncimit në komisariatin nr.6 policia ndërhyri për të arrestuar dy autorët e dhunës ndaj 41 vjeçarit. Mjeti tip “Golf” të cilin ia kishin vjedhur 41 vjeçarit u gjet pranë banesës së dy vëllezërve.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim. Versus.al

Poll