Tiranë- Tre persona janë arrestuar gjatë orëve të fundit nga policia nën akuzën e dhunës në familje.
Në pranga ka rënë 39 vjeçari M.S pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij. Gjatë kontrollit të bërë në banesën e tij, u gjet lëndë narkotike e llojit kanabis që u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Komisariati i Policisë Nr.3, arrestoi në flagrancë T.D, 55 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
Komisariati i Policisë Nr.4, arrestoi në flagrancë E.H, 39 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale. Versus.al







