Policia ka vendosur në pranga një 28-vjeçar, i cili akuzohet se ndihmoi të arratisej autorin e dhunimit të punonjëses së OSHEE, ngjarje e ndodhur ditën e djeshme (25 prill) në rrugën “Artan Lenja”.
Raportohet se i riu Luan Murati, banues në Tiranë, në bashkëpunim me 30-vjeçarin Jurgen Stafa (i arrestuar mbrëmjen e djeshme), kanë larguar autorin nga vendi i ngjarjes.
Ndërkohë dhunuesi i dyshuar i punonjëses së OSHEE-së, 38-vjeçarin Spartak Cara, i cili ndodhet ende në arrati.
Njoftimi i policisë:
Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë ligjor të rastit, ku u dëmtua me sende të forta punonjësia e Oshee-së.
Identitikohet, kapet, dhe vihet në pranga, një 28-vjeçar, i cili ka ndihmuar 30-vjeçarin J. S(i arrestuar mbrëmjen e djeshme), që të largonte autorin e ngjarjes, nga vendi i ngjarjes.








