AKTUALITET /

Sherri në Buqlizë/ Pas Xhelal Mziut e nipit të tij, çohet në SPAK dhe punonjësi i Bashkisë

Personi i kallëzuar është Kalosh Murra, 33 vjeç, banues në Shupenzë dhe i punësuar në Bashkinë Bulqizë në sektorin e ndihmës ekonomike. Sipas Mziut, Murra ka ushtruar presion mbi pjesëmarrësit, duke i intimiduar dhe frikësuar për të mos marrë pjesë në takim, me pretendime për penalizime të mundshme në përfitimin e ndihmës ekonomike.

Shkruar nga Versus

Sherri në Buqlizë/ Pas Xhelal Mziut e nipit të tij, çohet

Pas incidentit të shënuar gjatë një aktiviteti elektoral të Partisë Demokratike në fshatin Ostren të Bulqizës, ku përplasja verbale dhe fizike mes palëve ka përfunduar me kallëzime të ndërsjella dhe procedime penale, shtohen kallëzimet në SPAK. 

Personi i kallëzuar është Kalosh Murra, 33 vjeç, banues në Shupenzë dhe i punësuar në Bashkinë Bulqizë në sektorin e ndihmës ekonomike. Sipas Mziut, Murra ka ushtruar presion mbi pjesëmarrësit, duke i intimiduar dhe frikësuar për të mos marrë pjesë në takim, me pretendime për penalizime të mundshme në përfitimin e ndihmës ekonomike.

Ngjarja ndodhi më 25 prill, gjatë një takimi të opozitës me banorët e zonës, ku sipas denoncimit të bërë nga drejtuesi politik i PD-së për Dibër, Xhelal Mziu, një punonjës i bashkisë ka tentuar të pengojë zhvillimin e aktivitetit.

Policia e Bulqizës konfirmoi se ka referuar materialet në SPAK për këtë rast, për veprën penale “Pengimi i subjekteve zgjedhore”, e parashikuar nga Kodi Penal. Ndërkohë, situata ka marrë përmasa më të gjera pas pretendimeve se në vendngjarje janë paraqitur edhe përfaqësues të Partisë Socialiste.

Sipas PD-së, në incident janë përfshirë Jeton Dani – babai i kandidatit të PS-së, Murat Dani – si dhe zyrtarë të tjerë lokalë, të cilët akuzohen se kanë ushtruar dhunë ndaj përfaqësuesve të PD-së, përfshirë kryetarin e Forumit Rinor Demokrat dhe drejtuesin lokal të partisë, Shaqir Manjani.

Nga ana tjetër, edhe Kalosh Murra ka kallëzuar Xhelal Mziun dhe nipin e tij, duke pretenduar se është dhunuar nga ata gjatë ngjarjes. Policia ka regjistruar procedim penal edhe për këta të fundit, duke theksuar se hetimet po vijojnë për të zbardhur në mënyrë të plotë konfliktin dhe për të identifikuar përgjegjësit.

Ngjarja ka rritur temperaturën elektorale në zonën e Bulqizës, ku përplasjet politike dhe pretendimet për përdorim të administratës publike në fushatë kanë qenë të përsëritura. PD ka akuzuar vazhdimisht se përfaqësues të pushtetit lokal dhe funksionarë publikë janë angazhuar në mënyrë të hapur në favor të Partisë Socialiste, në kundërshtim me ligjin për paanshmërinë e administratës gjatë fushatës zgjedhore.

Partia Demokratike i ka kërkuar zyrtarisht SPAK-ut që të nisë menjëherë hetimet për këtë rast, duke theksuar se është jetike që procesi zgjedhor të zhvillohet në mënyrë të ndershme dhe të lirë nga presioni politik apo administrativ mbi qytetarët. versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: