AKTUALITET /

“Rrinim pinc kur fliste ai”, Tafani rrëfen ‘tmerrin’ që përjetonte nga Laert Haxhiu: Ja sesi e vramë biznesmenin në Tepelenë

Shkruar nga Versus
“Rrinim pinc kur fliste ai”, Tafani rrëfen
Laert Haxhiu, biznesmeni i ekzekutuar në 2021-in Çajup Selimi

Në dëshminë e dhënë në GJKKO, Artan Tafani përshkruajti me detaje sesi prania e Laert Haxhiut e kishte vënë nën presion gjatë gjithë kohës atë dhe anëtarët e tjerë të grupit.

Teska rrëfeu për autoritetin e tij, Tafani zbuloi sesi iu bë me dije se do të kryente vrasjen e biznesmenit në Tepelenë, Çajup Selimi në qershor të 2021-it. Sipas tij, Laerti përpiqej ta merrte me të mira dhe nuk ia kthente dot fjalën, edhe pse në ato momente mendonte si të largohej prej tij.

“Bledari ishte shoku i Laertit, e donte shumë si vëllain e vet. Kemi shkuar te shpia e këtyre çunave, jemi takuar shumë herë. Shkuam te një lokal në një fshat, kishin marrë nja dy miq që këndonin, nja dy goca, Berberi, Romaçka, unë, Lubja, një çun me “X5”, s’mbaj mend. Morëm me ngrënë me pirë, muzikë. Hajde dalim pak jashtë më thotë Laerti. Ore më thotë do bësh naj punë? I them ti e di! Ça di të bësh, i them kam vjedh, jam marr me mall skam bërë naj gjë të madhe. Ça do t’bësh më tha? I them s’ma merr mendja që më do mua për ato punë. E kisha në kontekstin për të vrarë njerëz, ku dija unë për ça më donte, naj shofer naj lart e poshtë. Mos e thuaj këtë thotë ai, të gjithë kemi nevojë. Më mori me të mirë, në qafë kshu, dhe u futëm brenda. U mbyll ajo darkë, ikëm secili punë të vet. Me Ligorin e Laertin ikim sërisht te hoteli në Dardhë. Unë kat dytë, Ligori poshtë meje, si ato krevatet e fëmijëve, Laerti në krevat dopio. Më thotë Laerti do bëjmë një punë? Aty hapet muhabeti i vrasjes së Çajup Selimit, në Tepelenë. Se prisja, nga momenti i parë isha në presion, më tërhiqte në një cep, se di si ia arrinte. Zërin e gojës se nxirrnim kur fliste ai, rrinin pinc para tij. Do ta bësh më thotë mua? S’ma tha emrin atë natë. Emrin e mësova pasi u bë puna. Do i bësh nder një njeriut tonë më thotë. U shtanga. Unë do e bëja Ligori do më ndihmonte, më tha ç’ke më ke mua nga mbrapa. E pranoj, ju e dini thash, në mendjen time e mendoja momentin që ikja nga aty. Ai atë donte “po”-në. Unë gjithmonë në terror, frikë. Mbaron ajo natë, të nesërmen, ikim për Lushnje. Më tha atë natë Laerti do e bëjmë për nder jep 50 mijë euro, unë 25 Ligori 25. Isha në Vlorë me të shpis me kalamajt me makinë me qera. Më merr Lulzimi, po kthehesha në Fier nga Vlora. Tha nxito për në Lushnje. E takoj në Lushnje. Nxitojmë më thotë, se na pret një shok, se për ça na donte në Elbasan. Iki vetë i them nëse duhet, ça do bësh ti. Tre herë kam ikur në atë vend, dy herë më kanë marrë çunat. Emrin e mësova në lajme pasi u krye puna. Laerti më tha se do bëhej ajo puna në Tepelenë. Erdhi e dashura e Laertit me gjithë shoqen e vet, do shkoja unë me Ligorin mgjes të nesërmen. Merrnim makinën e gocave që Ligori të më tregonte ku ishte kush ishte si ishte. Mua mi thonin në momentin e fundit. Unë dija se po iknim me pushime, përfundonim në vrasje. Nderi do i bëhej mikut të Laertit që jetonte Greqi.  Viktima kishte një dyqan. Ma tregon Ligori nga larg që ky është. Vajtëm deri te shpia larg më tregoi rrugën dhe shtëpinë e Çajup Selimit. U kthyem prap në Sarandë, takojmë Laertin, gocat marrin makinën”- rrëfeu Artan Tafani. Versus.al

Poll