AKTUALITET /

Sanitaret kundër ‘Rej sh.p.k’ për paga të ulta dhe kushte të vështira! Spitali psikiatrik në Vlorë del me komunikatë zyrtare!

Kompania e pastrimit, “Rej sh.p.k”, në pronësi të Luan Kaprit, ka marrë edhe tenderë në bashki të tjera, por punonjësit ankohen për tre turne të lodhshme, deklarime të pasakta dhe paga minimale.

Shkruar nga Versus
Sanitaret kundër ‘Rej sh.p.k’ për paga të ulta dhe
Pamje nga protesta

Sanitaret e Spitalit Psikiatrik “Ali Mihali” në Vlorë po përballen me mungesën e pagës, kërcënime për heqje nga puna dhe kushte të vështira pune.

Si pasojë, 25 sanitare protestuan ditën e djeshme para godinës së spitalit, duke kërkuar zgjidhje për kontratat e punës, sigurimet dhe trajtimin e tyre nga firma private 'Rej sh.p.k' që menaxhon stafin.

Kompania e pastrimit, “Rej sh.p.k”, në pronësi të Luan Kaprit, ka marrë edhe tenderë në bashki të tjera, por punonjësit ankohen për tre turne të lodhshme, deklarime të pasakta dhe paga minimale.

Sanitaret kanë kërkuar të takohen me drejtoreshën e spitalit dhe përfaqësuesen e firmës private, por takimi nuk është zhvilluar prej gati dy muajsh.

Pas protestës, Inspektoriati i Punës deklaroi se do të interesohet për situatën, për të gjetur një zgjidhje të drejtë.

Ndërkohë, drejtoria e spitalit ka shpërndarë përgjegjësinë tek firma private, duke theksuar:

“Bashkëpunimi ynë me kompaninë dhe stafin vijon normalisht, duke garantuar cilësitë dhe standardet e higjienës në të gjitha ambientet spitalore.”

Sanitaret kundër ‘Rej sh.p.k’ për paga të ulta dhe

Ndërkohë, sanitaret kanë paralajmëruar se do të ndërpresin ose pengojnë punën nëse nuk gjendet një zgjidhje për çështjet e tyre./Versus.al

 

Poll