
Shkodër- Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer në derën e një agjencie funerale orët e para të mëngjesit të sotëm.
Për pasojë raportohen vetëm dëme materiale si dera e shkatërruar dhe një gropë e madhe në dysheme. Informacionet paraprake bëjnë me dije se një prej pistave të hetimit është konkurrenca me një tjetër agjensi funerale. Mësohet se agjencia në pronësi të Flora Firzës, ishte hapur së fundmi.
"Rreth orës 03:20, në lagjen “Skenderbeg”, në derën e një agjensie funerale në pronësi të shtetases F. F., është hedhur një sasi e vogël lëndë plasëse"- njofton policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për mbledhjen e provave dhe këqyrjen e materialeve filmike për të bërë të mundur identifikimin e autorëve. Versus.al







