
Në Gjykatën e Posaçme mbahet sot seanca ndaj të pandehurve për dosjen “Partizani” mes të cilëve është edhe ish-kryeministri Sali Berisha dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi.
Sipas plannifikimit, SPAK ka mbajtur qëndrim mbi pretendimet e avokatëve të të pandehurve të cilët kanë kërkuar pavlefshmëri të akteve hetimore. Prokurori i SPAK, Arben Kraja tha se nuk ka asnjë lloj shkelje për masat e sigurisë dhe se aktet e ekspertimit janë kryer nga ekspertë të policisë dhe jo të institucioneve të tjera.
“Sa i takon pretendimeve për gjyqtarët, është shprehur gjykata kushtetuese, për shpërdorimin e detyrës për të pandehurin Berisha, i kujtoj mbrojtjes institutin e parashkrimit, regjistrimi kallëzimit penal në të njëjtën ditë që është dorëzuar nuk përbën shkak për pavlefshmëri, kur ka elemente prokurori e regjistron.
S’ka shkelje për ekzekutimin e masave të sigurisë, sa i takon akteve të ekspertimit që pretendohet se janë kryer nga ekspertë të paregjistruar nuk qëndron pasi jo domosdoshmërisht duhet të jetë në regjistrin elektronik dhe privat, kemi ekspertët tonë të policisë dhe institucioneve të tjera, asnjë nga pretendimet e ngritura nuk çon në pavlefshmëri”- thuhet në argumentin e Krajës. Versus.al







