Pas 4 orësh, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka mbaruar seancën e verifikimit të masës për zyrtarët e UBT-së.
Rreth orës 18.30 gjykata është tërhequr në dhomë këshillimi për vendim.
Seanca ishte parashikuar të mbahej paradite, por u shty pasdite dhe për këtë arsye ka zgjatur deri në orët e vona të mbrëmjes.
Gjithsej janë 24 masa , por 23 prej tyre po verifikohen pasi një prej tyre biznesmeni Pirro Zogu gjendet jashtë vendit.








