AKTUALITET /

Sekretari amerikan i Shtetit ngre alarmin: Emigrimi masiv nxit trafikimin e qenieve njerëzore, përfitojnë vetëm trafikantët

Ambasada e SHBA në Tiranë ka shpërndarë sot një mesazh nga Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, i cili paralajmëron për pasojat e rënda të emigrimit masiv, veçanërisht në drejtim të trafikimit të qenieve njerëzore.

Shkruar nga Versus
Sekretari amerikan i Shtetit ngre alarmin: Emigrimi masiv nxit trafikimin e
Ambasada Amerikane

Ambasada e SHBA në Tiranë ka shpërndarë sot një mesazh nga Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, i cili paralajmëron për pasojat e rënda të emigrimit masiv, veçanërisht në drejtim të trafikimit të qenieve njerëzore.

Sipas Rubio-s, emigrimi i pakontrolluar nuk është një fenomen thjesht humanitar apo ekonomik, por shpesh shndërrohet në një kanal të drejtpërdrejtë për rrjete kriminale, që përfitojnë nga dëshpërimi dhe pasiguria e individëve.

“Duam të parandalojmë emigrimin masiv, sepse ai ushqen rrjetet e trafikimit të qenieve njerëzore. Në shumë raste, emigrimi masiv është vetë një formë trafikimi. Nuk ka asgjë humanitare apo të dhembshur në këtë proces. Të vetmit që përfitojnë janë trafikantët,” – deklaron Rubio në mesazhin e publikuar nga Ambasada.

Ky qëndrim vjen në një moment kur emigrimi vijon të jetë një ndër sfidat më të mëdha sociale dhe politike për vendet e Ballkanit, përfshirë Shqipërinë, ku mijëra qytetarë kërkojnë rrugë emigrimi drejt vendeve të BE-së dhe më tej. Versus.al

 

Poll