
Dritan Palnikaj, me detyrë sekretar i përgjithshëm i ministrisë së Bujqësisë, është paraqitur ditën e sotmë në Prokurorinë e Posaçme (SPAK).
Palnikaj qëndroi në SPAK për rreth 30 minuta. Në dalje ai nuk foli për mediat.
Ende nuk dihet arsyeja konkrete e thirrjes së Panlikajt në SPAK, por dyshohet se ka të bëjë me një kallëzim të bërë në 2023-in për ndaj ministres Frida Krifca asokohe për abuzime me fondet e IPARD, të caktuara nga BE për të ndihmuar fermerët e bujqit shqiptarë. Versus.al








