AKTUALITET /

ALARM / Sërish aksident mes një makine e një monopatine, plagoset adoleshenti

Gjykata lë me arrest shtëpie shoferin e aksidentit të ndodhur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku u plagosen 3 të rinj

Shkruar nga Versus

ALARM / Sërish aksident mes një makine e një monopatine, plagoset

Një 17-vjeçar është plagosur dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, pasi u përplas nga një makinë teksa lëvizte me monopatinë në një zonë të banuar të kryeqytetit.

Drejtuesi i automjetit, një 40-vjeçar, është proceduar penalisht në gjendje të lirë.

Ky është aksidenti i dytë me monopatinë brenda pak ditësh që ndodh në Tiranë. 

ALARM / Sërish aksident mes një makine e një monopatine, plagoset

Ndërkohë po sot Gjykata Penale ka vendosur masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për 41 vjeçarin Ekrem Skureni, i cili u arrestua pak ditë më parë pasi përplasi me mjetin e tij tre fëmijë të mitur që po lëviznin me monopatina në Tiranë.

Ngjarja ndodhi në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku fëmijët po kalonin në rrugë. Për pasojë, ata u dërguan menjëherë në spital, pasi pësuan lëndime të rënda.

Skureni u arrestua 3 ditë më parë pas aksidentit të rëndë, ndërsa hetimet për rastin dhe zbardhjen e plotë të dinamikës së ngjarjes vijojnë.

Gjatë seancës gjyqësore ai ka shprehur keqardhjen e tij për ngjarjen, duke u kërkuar falje familjarëve të fëmijëve që u plagosën.

Katër të mitur të plagosur duke ecur me monopatina, në kryeqytet, duhet të mjaftojnë si sirenë alarmi dhe duket se po monopatinën nga një element lirie dhe argëtimi për të rinjtë, e kthejnë në një rrezik rrugor real jo vetëm për adoleshentet vetë, por edhe drejtuesit e mjeteve dhe kalimtarët e rastësishëm.

Poll