Pavarësisht deklaratës së Ministres së Shëndetësisë, Albana Koçiu, se nuk ka mungesë ilaçesh për të sëmurët me tumor, gjendja në spitalin Onkologjik është shumë ndryshe.
Sipas raportimeve të mjekëve, një medikament shumë i rëndësishëm për kimiot që marrin të sëmurët, 'mesna' mungon. Ky medikament jepet bashkë me një tjetër ilaç të kimios 'ifosfamid.'
Ifosfamidi përdoret në limfoma, kancer të mushkërive dhe sarkoma dhe nuk mund të jepet i pashoqëruar me mesna.
Moszbatimi i këtij protokolli, ifosfamid shoqëruar me mesna, mjekimi nuk ka rezultat dhe nuk mund të bëhet. /Versus.al








