Dibër- Një minator në Bulqizë ka mbetur i plagosur rëndë pas shembjes së një masivi gurësh gjatë ditës së sotme.
Mësohet se 33 vjeçari i identifikuar si Naim Alla po punonte në galerinë D kur ndodhi shembja e gurëve. Për pasojë i riu është dërguar me urgjencë në spital ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.
Grupi hetimor po merret me zbardhjen e plotë të rrethanave dhe të personave përgjegjës për sigurinë teknike në galerinë e minierës. Versus.al








