AKTUALITET /

"Shenjtore e mëshirës", 9 vite nga Shenjtërimi i Nënë Terezës

Shkruar nga Versus

"Shenjtore e mëshirës", 9 vite nga Shenjtërimi i

Sot shënohet 9-vjetori i shenjtërimit të Nënë Terezës, figurës së njohur botërisht për përkushtimin e saj ndaj më të varfërve dhe të braktisurve.

Më 4 shtator 2016, në një ceremoni madhështore të mbajtur në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, Papa Françesku e shpalli Nënë Terezën “Shenjtore”, duke e quajtur “shenjtore e mëshirës” dhe “një ikonë e dashurisë hyjnore”.

Nënë Tereza, ka lindur më 26 gusht 1910 në Shkup me emrin Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, nga prindër shqiptarë.

Në moshën 18-vjeçare ajo u largua nga Shkupi, Maqedonia e Veriut, për t’ju bashkuar Motrave Loreto në Irlandë, dhe prej asaj dite nuk do i shihte më prindërit.

Ajo themeloi Misionaret e Bamirësisë në Kalkutë të Indisë, ku kaloi dekada të tëra në shërbim të të sëmurëve dhe të varfërve. Veprat e saj frymëzuan miliona njerëz në mbarë botën, duke e bërë atë simbol të dashurisë dhe përulësisë së krishterë.

Ajo fitoi Çmimin Nobel për Paqe në vitin 1979. Ajo u lumturua nga Papa Gjon Pali II në vitin 2003, dhe u shpall shenjtore në vitin 2016.

Ajo e vizitoi Shqipërinë për herë të parë në gusht të vitit 1989, ndërkohë që dhjetë vite më herët, në 1979-ën, fitoi Çmimin Nobel për Paqe. 5 Shtatori është festë zyrtare në Shqipëri.

Këshilli i Ministrave miratoi një ndryshim në ligjin “Për festat zyrtare” në vend, sipas të cilit data 19 shtator që është Dita e Lumturimit të Nënë Terezës, të zëvendësohej me datën 5 shtator, me Ditën e Shenjtërimit të saj.

Shën Nënë Tereza ndërroi jetë më 5 shtator 1997, por figura e saj vazhdon të jetë burim frymëzimi për bamirësi, besim dhe shërbim të përulur, veçanërisht në një botë gjithnjë e më të përçarë nga varfëria dhe padrejtësitë sociale.

Gjatë jetës së saj, Nënë Tereza ka marrë më shumë se 700 çmime për punën e saj bamirëse dhe është personi më i vlerësuar në shekullin XX.

Çmimet më të rëndësishme:

11 gusht 1962 – Çmimi Padma Shri, nga Presidenti i Indisë

31 gusht 1962 – Çmimi Ramon Magsaysay, në Filipine

6 janar 1971 – Papa Pali VI i dhuron asaj Çmimin e Paqes Papa Gjon XXIII.

16 tetor 1971 – John f. Çmimi Ndërkombëtar Kennedy

15 nëntor 1972 – Çmimi Jaëaharlal Nehru

25 Prill 1973 – Çmimi Templeton për përpjekjet e saj të jashtëzakonshme për të ndihmuar fëmijët e pastrehë dhe të lënë pas dore të Kalkutës

1977 – Doktor Nderi në Teologji, Universiteti i Kembrixhit, Angli

1978 – Çmimi nga Fondacioni Balzan për humanizëm dhe paqe mes popujve

10 dhjetor 1979 – Çmimi Nobel për Paqen

22 mars 1980 – Çmimi Bharat Ratna (Xhevahiri i Indisë)

27 qershor 1980 – Dhurohet me Medaljen e Meritave të qytetit të Shkupit

24 tetor 1983 – Mbretëresha Elizabeth II i jep asaj Urdhrin e Meritës

1985 – Presidenti i SHBA Ronald Reagan i dhuron asaj medaljen Presidenciale të Lirisë

1996 – Qytetar Nderi i SHBA

5 qershor 1997 – Medalja e Artë e Kongresit të Shteteve të Bashkuara. Versus.al

Poll