
Tiranë- Nëntë persona janë përleshur me njëri tjetrin në zonën e Freskut gjatë ditës së djeshme. Policia bën me dije se ka nisur hetimi në gjendje të lirë për pesë persona, konkretisht: E. M, G. R, T. Z, E. H dhe F. H.
Sipas policisë, personat e proceduar akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin pas një sherri për motive të dobëta, kanë sulmuar dhe goditur me grushte 4 persona të tjerë, shtetasit D. B, D. B, F. M dhe B. M.
Materialet i kaluan prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme proceduriale. Versus.al

