AKTUALITET /

Sherr me stjuardesën, 23 vjeçari shqiptar tenton të hapë dyert e avionit gjatë fluturimit (VIDEO)

Autoritetet lokale raportuan se Nikprelaj kishte pasur më herët një konflikt verbal me një asistente fluturimi, përpara se të tentonte të hapte një derë daljeje emergjente gjatë fluturimit.

Shkruar nga Versus

Sherr me stjuardesën, 23 vjeçari shqiptar tenton të hapë

 

Një incident serioz ndodhi gjatë një fluturimi nga Omaha drejt Detroit-it, kur një pasagjer shqiptar tentoi të hapte një nga dyert e emergjencës në mes të fluturimit, duke detyruar pilotët të bëjnë një ulje të menjëhershme në Cedar Rapids, Ajova.

Sipas CNN, fluturimi 3612 i Delta Connection, i operuar nga SkyWest Airlines, u devijua për shkak të sjelljes së rrezikshme të pasagjerit Mario Nikprelaj, 23 vjeç, me banim në Nebraska.

Sherr me stjuardesën, 23 vjeçari shqiptar tenton të hapë

 

Autoritetet lokale raportuan se Nikprelaj kishte pasur më herët një konflikt verbal me një asistente fluturimi, përpara se të tentonte të hapte një derë daljeje emergjente gjatë fluturimit.

“Më 17 korrik 2025, rreth orës 18:13, Policia e Cedar Rapids ndërhyri në Aeroportin Lindor të Ajovës pas një incidenti me një pasagjer në fluturimin SkyWest nga Omaha në Detroit,” bëri të ditur Departamenti i Policisë përmes një njoftimi në Facebook.

Pas uljes emergjente, Nikprelaj u arrestua dhe u dërgua në Qendrën Korrektuese të Qarkut Linn, ku u akuzua për sjellje të çrregullt, sulm, posedim të barnave me recetë dhe ngacmim të shkallës së parë. Autoritetet nuk përjashtojnë ngritjen e akuzave të tjera.

Pavarësisht incidentit, avioni përfundimisht arriti në destinacionin e tij në Detroit, rreth një orë e gjysmë me vonesë, sipas faqes së specializuar për fluturime, Flight Aware. /Versus.al/

Tags:

nikprelaj

Poll