Flamur Sula, babai i Ilaria Sulës, të resë shqiptare që u vra mizorisht nga ish-i dashuri i saj në Itali, ka kërkuar drejtësi për vajzën e tij, ndërsa Prokuroria e Romës ka nisur procedurat për gjykimin e menjëhershëm të autorit të krimit.
“Ilaria kishte një jetë të tërë përpara. Nuk është e drejtë që princesha ime pati këtë fund të tmerrshëm,” deklaroi ai mes lotësh. “Ata njerëz e lënduan shumë familjen time, por kam besim në sistemin italian të drejtësisë.”
Ish-partneri i saj, Mark Antony Samson, është akuzuar nga autoritetet italiane për vrasje me paramendim dhe fshehje të trupit, krime të cilat ai i ka pranuar gjatë hetimeve.
Tragjedia ka tronditur opinionin publik, duke nxitur reagime të forta për rastet e dhunës ndaj grave dhe nevojën për masa më të forta mbrojtëse. /Versus.al/







