AKTUALITET /

Sherr me thika mes të rinjve në Dibër, një i plagosur! Arrestohet 18 vjeçari (EMRI)

Shkruar nga Versus

Sherr me thika mes të rinjve në Dibër, një i plagosur!

Dibër- Një sherr me thika ka ndodhur mëngjesin e ditës së sotme mes dy të rinjve.

Për pasojë, njëri prej tyre ka mbetur i plagosur dhe është transportuar në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Shkak për ngjarjen, dyshohet të jetë bërë një konflikt për motive banale. 

Ndërkohë, policia ka arrestuar 18 vjeçarin Orgest Hidri për plagosjen e bashkëmoshatarit tjetër. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Versus.al

Poll