Kukës- Dy familje janë konfliktuar me njëra-tjetrën për motive pronësie në Has gjatë mesditës së sotme.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Tpla ku R.S dhe familjarë të tij kanë dhunuar burrë e grua me inicialet A.J dhe V.J të cilët po marrin mjekim në spitalin e Hasit.
Personat e përfshirë në konflikt janë shoqëruar në komisariat ku po kryhen veprimet proceduriale për zbardhjen e ngjarjes. Versus.al








