
Durrës- Një tjetër operacion për arrestimin e shpërndarësve të drogës është realizuar së fundmi në disa shkolla të qytetit Kavajës. Në pranga kanë rënë 9 persona dhe janë shpallur në kërkim 3 të tjerë.
Të arrestuarit të moshave 20-48 vjeç në bashkëpunim me njëri tjetrin shisnin pranë shkollave kokainë dhe kanabis të ndarë në doza.
Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale sasi të lëndëve të dyshuara narkotike Kokainë dhe Cannabis Sativa, të ndara në doza, si dhe disa celularë.
Siç shihet edhe na pamjet e publikuara nga policia, disa prej të arrestuarve u kapën teksa qëndronin në lokal. Versus.al

