Lezhë- Policia ka arrestuar 3 persona dhe ka shpallur në kërkim një tjetër pasi dyshohet se shisnin drogëra të llojeve të ndryshme përgjatë vijës bregdetare të Shëngjinit.
Në pranga kanë rënë shqiptarët nga Kosova, Altin Gashi, Ermal Tahiri dhe francezi Salim Buayche. Ndërsa është shpallur në kërkim shqiptari tjetër nga Kosova, Ardian Gashi.
Këta katër persona në bashkëpunim me njëri tjetrin shisnin kokainë, kanabis në trajtë çokollate, ekstazi e droga të tjera në zonat e frekuentuara të plazhit të Shëngjinit.
Policia ka sekuestruar kërpudha haluçinogjene dhe sasi të tjera të lëndëve narkotike. Versus.al







