
Britani e Madhe- Një 27 vjeçar shqiptar i identifikuar si Besjan Karaj dënuar për drejtim të rrezikshëm të makinës dhe mashtrim.
Gjykata në Oxford e dënoi të riun shqiptar me 5 vite burg si dhe vendosi përjashtimin e tij nga e drejta për të patur sërish patentë, përveçse nëse kryen një provim të rizgjatur për të rifituar këtë të drejtë.
Më 13 korrik të vitit të kaluar, Karaj po drejtonte automjetin e tij me shpejtësi më të lartë nga ajo sa lejohej duke dalë në anën e kundër të rrugës ku përplasi më pas një 22 vjeçar me motor.
Ai nuk ndaloi në vendngjarje, por makina e tij u gjet rreth një milje larg e shkrumbuar. Pavarësisht përpjekjes për të shpëtuar nga rasti, Karaj u paraqit në kompaninë e sigurimeve për të përfituar nga siguracioni, por aty kishte pranuar se ai kishte qenë shoferi i makinës dhe se faji kishte qenë i të riut tjetër që qarkullonte me motor. Versus.al







