AKTUALITET /

Shkarkimi i drejtoreshës që dhunoi shefin e financës, zv.kryebashkiaku emërohet në krye të spitalit të Dibrës

Shkruar nga Versus
Shkarkimi i drejtoreshës që dhunoi shefin e financës,
Irini Shehu, ish-drejtoresha e shkarkuar e spitalit të Dibrës

Dibër- Ruzhdi Deda, zv-kryetari i bashkisë së Peshkopisë është emëruar në krye të spitalit rajonal të qytetit.

Emërimi i tij vjen si pasojë e vakancës së krijuar në këtë post pas ngjarjes së ndodhur më 11 shkurt ku drejtoresha Irini Shehu goditi me shishe qelqi në fytyrë shefin e zyrës së Financës së institucionit.

Ruzhdi Deda e mbante postin e zëvendës kryetarit të bashkisë që prej vitit 2022.

Shkarkimi i Shehut

Drejtoresha e spitalit u shkarkua më 14 shkurt, 3 ditë pas ngjarjes së rëndë. Irini Shehu dhunoi Shaban Ukalën pas fyerjeve personale mes të dyve gjatë mbledhjes së stafit. Përplasja e tyre u zhvendos në zyrë dhe gjatë sherrit Shehu ka marrë një shishe me të cilën e ka goditur Ukalën në fytyrë.

Ky i fundit ka marrë qepje në pjesën ku i ishin shkaktuar dëmtimet dhe menjëherë më pas ka bërë kallëzim në polici. Motivet e konfliktit të ashpër mes tyre mbeten ende të panjohura. Versus.al 

Poll