AKTUALITET /

“Shkolla çon nxënësit në aktivitet se vjen Rama”, prindi në Përmet denoncon: I nxjerrin nga mësimi

Shkruar nga Versus
“Shkolla çon nxënësit në aktivitet se vjen
Foto nga takimi i djeshëm i Ramës në Spille ku ishin të pranishëm edhe fëmijë

Në kulmin e fushatës elektorale në vend, në rrjetet sociale të shumtë janë ata që raportojnë për “detyrime” që u bëhen për të dalë në takime të organizuara nga PS. Së fundmi, faqja e njohur “Lolita” ka publikuar një mesazh të shkruar nga një prind në Përmet që pretendon se shkolla ku bën mësim fëmija e tij, i kishte kërkuar autorizim për të marrë nxënësit në një aktivitet ku do jetë i pranishëm kryeministri Edi Rama.

Prindi shkruan se aktiviteti thuhet se është për pikturë dhe herë të tjerë nuk u është kërkuar leje, por këtë herë duke qenë se do jetë i pranishëm Rama duan që nxënësit të jenë të pranishëm pavarësisht se është orë kur duhet të jenë në mësim.

“Përshëndetje Lolita. Jam një prind nga qyteti I Përmetit. Sot në mbrëmje të gjithë prindërve u erdhi një mesazh ku thuhej se shkolla na organizon një aktivitet për pikturë dhe duhej konfirmimi i prindërve për të marë pjesë. Edhe herë të tjera janë organizuar kësi eventesh dhe nuk kanë kërkuar leje. Por në Përmet nesër vjen zoti Rama dhe si me kast duan të nxjerrin fëmijët në shesh kur duhet të jenë në mësim”- shkruhet në mesazhin e publikuar mbrëmjen e djeshme. Versus.al

“Shkolla çon nxënësit në aktivitet se vjen
Mesazhi i dërguar nga shkolla kundrejt prindërve në një shkollë të Përmetit
Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: