AKTUALITET /

“Shkundet” bashkia e Fierit, arrestohet ish-nënkryetarja dhe një drejtor, pezullohen 2 zyrtarë! Nuk arkëtuan 40 mln lekë nga parkimet

Policia ka ekzekutuar 4 masa sigurie për ish-nënkryetaren, 2 drejtorë aktualë dhe sekretarin e përgjithshëm.

Shkruar nga Versus
“Shkundet” bashkia e Fierit, arrestohet ish-nënkryetarja dhe
Adela Hysenaj

Fier- Policia dhe prokuroria kanë zhvilluar një operacion “të beftë” gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm në bashkinë e qytetit. Janë ekzekutuar masat e siguris arrest shtëpie për ish-nënkryebashkiaken Adela Hysenaj dhe për drejtorin e verifikimit dhe kordinimit tek tatimet, Vasil Çekun.

Të dy akuzohen se kanë shpërdoruar detyrën duke mos vendosur pajisjen fiskale në parkimin nëntokësor të qytetit duke mos arkëtuar kështu 40 milionë lekë.

Gjithashtu, në kuadër të këtij aksioni, janë pezulluar nga detyra drejtoresha aktuale e taksave dhe tarifave vendore, Anisa Cjapi dhe sekretari i përgjithshëm i bashkisë Martin Dodi.

Konkretisht, masat e sigurisë dhe veprat penale për të cilat akuzohen ish-nënkryetarja dhe zyrtarët aktualë:

– “Arrest në shtëpi” për shtetasen Adela Hysenaj, 34 vjeçe, banuese në Fier, ish-Drejtoreshë e Përgjithshme e Taksave dhe Urbanistikës së Bashkisë Fier dhe ish-Zëvëndës Kryetare e Bashkisë Fier, për veprat penale “Shperdorimi i detyrës” dhe “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike;

– “Arrest në shtëpi” dhe “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për shtetasin Vasil Ceku, 41 vjeç, banues në Fier, Drejtor në Drejtorinë e Verifikimit dhe Koordinimit në Terren për Rajonin Jugor në Drejtorinë Rajonale Tatimore Fier, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;

– “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, për shtetasen Anisa Cjapi, 38 vjeçe, banuese në Fier, Drejtoreshë në Drejtorinë e Taksave dhe Tarifave Vendore në Bashkinë Fier, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;

– “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”, për shtetasin Martin Dodi, 57 vjeç, banues në Fier, sekretar i Përgjthshëm i Bashkisë Fier, për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Sipas hetimeve të prokurorisë, dyshohet se këta zyrtarë, në bashkëpunim me njëri tjetrin nuk kanë vendosur kasën e fiskalizimit për parkimin që administron bashkia e Fierit si dhe kanë shpërdoruar detyrën duke ulur tarifat ndaj bizneseve të ndryshme duke përfituar personalisht. Mësohet se për rastin në fjalë është marrë në pyetje edhe kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi. Në 2022-in, Adela Hysenaj u zgjodh me shumicë votash si bashkëkryetare e PS në Fier.

Aksioni vjen disa javë pasi kryeministri Edi Rama u kërkoi dorëheqjen të gjithë drejtorëve të bashkive të vendit me synimin për të sjellë një “frymë të re” në pushtetin vendor. Versus.al

Poll