AKTUALITET /

Shpërthim me lëndë plasëse në Porcelan, Tiranë - Detajet

Sipas të dhënave paraprake, shpërthimi ka dëmtuar një dyqan MCN Get Connected, që shpërndan internet dhe një klinkë dentare.

Shkruar nga Versus

Shpërthim me lëndë plasëse në Porcelan, Tiranë -

TIRANË – Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në zonën e Porcelanit, në Tiranë.

Sipas të dhënave paraprake, shpërthimi ka dëmtuar një dyqan MCN Get Connected, që shpërndan internet dhe një klinkë dentare.

Nuk dihen shkaqet, ndërsa raportohet për dëme materiale. Hetuesit dyshojnë se lënda plasëse është hedhur në formë kërcënimi. Nuk dihet ende objektivi i shpërthimit me lëndë plasëse

Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë, të cilat kanë rrethuar zonën dhe kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e shpërthimit.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e autorëve të mundshëm dhe përcaktimin e llojit të lëndës plasëse të përdorur.

 

Poll