
Një 50-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Fierit, duke i dhënë fund përpjekjeve për t’iu shmangur drejtësisë, pasi rezultonte i shpallur në kërkim.
Arrestimi i tij vjen në zbatim të një vendimi të marrë nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, e cila e ka dënuar me 2 vite e 8 muaj burgim për veprën penale të kultivimit të bimëve narkotike, të parashikuar nga neni 284/1 i Kodit Penal.
Pas ndalimit, materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Fierit, e cila do të vijojë me hapat e mëtejshëm ligjorë për këtë çështje.

