AKTUALITET /

Kush ishte miliarderi kinez që humbi jetën tragjikisht në Shqipëri? Nga perandoria e biznesit te majat e Everestit

Viktima një nga biznesmenët më të fuqishëm të Kinës, zbulohet arsyeja e ardhjes në vendin tonë 

Shkruar nga Versus

Kush ishte miliarderi kinez që humbi jetën tragjikisht në

Mediat kineze kanë zbuluar detaje të reja mbi aksidentin tragjik që i mori jetën një prej biznesmenëve më të fuqishëm kinez në vendin tonë.

Viktima rezulton të jetë Li Jianhong, i cili ditën e ngjarjes ndodhej në Shqipëri së bashku me disa shtetas të tjerë kinezë, në kuadër të një vizite pune të lidhur me aktivitetet e biznesit.

Kush ishte miliarderi kinez që humbi jetën tragjikisht në

60-vjeçari ishte një figurë e njohur në rajonin e Xinjiang, ku kishte ndërtuar një perandori të mirëfilltë ekonomike. I lindur në dhjetor të vitit 1965, ai ishte president i Xinjiang Grand Scape Group dhe themelues i resortit të njohur të skive Silkroad Mountain Resort në Urumqi, një nga projektet më ambicioze të turizmit dimëror në Kinë.

Karrierën e nisi në sektorin e telekomunikacionit, por në vitin 1993 vendosi të largohej nga një institut në Guangzhou për t’u rikthyer në vendlindje, ku hodhi themelet e aktivitetit të tij privat. Nën drejtimin e tij, “Xinjiang Grand Scape Group” u shndërrua në një gjigant me aktivitete në telekomunikacion, turizëm dhe menaxhim investimesh, duke arritur asete prej rreth 1.4 miliardë juanësh dhe duke punësuar mijëra persona.

Kush ishte miliarderi kinez që humbi jetën tragjikisht në

Në vitin 2002, kompania ishte ndër themelueset e Xinjiang International Grand Bazaar, një nga simbolet më të njohura të qytetit, edhe pse më vonë u tërhoq nga projekti në vitin 2017.

Por jeta e tij nuk kufizohej vetëm në biznes. Li Jianhong ishte një aventurier i pasionuar, i përkushtuar ndaj alpinizmit dhe skive. Ai kishte përfunduar sfidën e njohur si Explorer’s Grand Slam, duke ngjitur shtatë majat më të larta të botës dhe duke arritur në të dy polet e globit.

Në vitin 2018, në moshën 53-vjeçare, ai realizoi një tjetër arritje madhore duke ngjitur malin Everest dhe Lhotse, duke u renditur mes alpinistëve me rekorde të rralla në shkallë ndërkombëtare.

Një jetë mes suksesit dhe sfidave ekstreme, që u ndërpre papritur, duke lënë pas një histori që bashkon fuqinë e biznesit me guximin për të pushtuar majat më të larta të botës.

 

Poll