AKTUALITET /

Sherri në një lavazh në Fier përfundon me thika, plagoset një i ri

Ngjarja në lagjen “15 Tetori”, autori largohet nga vendi, policia në ndjekje

Shkruar nga Versus

Sherri në një lavazh në Fier përfundon me thika, plagoset

Një konflikt që ka nisur midis dy të rinjve në një lavazho në lagjen “15 Tetori” në Fier, ka degraduar në përdorimin e thikës.

I plagosuri është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal Fier, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që autori është larguar nga vendi i ngjarjes.

Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë policia e cila po punon për kapjen e autorit dhe zbardhjen e rrethanave.

Poll