AKTUALITET /

Shpërthim me tritol në servisin e makinave, pronari denoncon krimin në Vaun e Dejës

Shkruar nga Versus

Shpërthim me tritol në servisin e makinave, pronari denoncon krimin

Shkodër- Një shpërthim me tritol është raportuar pas mesnatës së mbrëmshme në Vaun e Dejës.

Rreth orës 00:40, A.F pronari i një servisi makinash denoncoi në polici shpërthimin me tritol në servisin e tij. Si pasojë e shpërthimit, u dëmtua dera kryesore e servisit, por fatmirësisht nuk pati persona të lënduar. 

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ka nisur hetimet për kapjen e autorëve të ngjarjes. Versus.al

 

Poll