AKTUALITET /

Shpërthim me tritol në servisin e motorave në Vlorë! Policia shoqëron 5 persona

Kamerat kanë filmuar autorin e maskuar kur hodhi lëndën plasëse dhe u largua me vrap.

Shkruar nga Versus
Shpërthim me tritol në servisin e motorave në Vlorë! Policia
Foto nga vendngjarja

Vlorë- Një sasi tritoli ka shpërthyer mbrëmjen e djeshme pak para mesnatës në lagjen “Bashkimi”.

Mësohet se biznesi ku ka shpërthyer lënda plasëse ishte një servis motorësh në pronësi të Vasillaq Bezhani për pasojë ka patur vetëm dëme të shkaktuara në dritaren e servisit.

Bezhani ka mohuar të ketë konflikte, ndërsa policia ka shoqëruar 5 persona në komisariat për t'i pyetur lidhur me ngjarjen. 

Policia po punon për identifikimin e autorit/ëve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Versus.al

Poll