AKTUALITET /

Shpërthim me tritol pranë burgut të sigurisë së lartë në Fushë Krujë

Shkruar nga Versus

Shpërthim me tritol pranë burgut të sigurisë së

Një shpërthim ka ndodhur mbrëmjen e sotme, më 28 maj, pranë burgut të sigurisë së lartë në Fushë-Krujë, duke shkaktuar panik dhe shqetësim në zonë.

Fillimisht u mendua se shpërthimi kishte ndodhur për shkak të një defekti në një gjenerator afër institucionit, por hetimet paraprake kanë ngritur dyshime se bëhet fjalë për një sasi lënde plasëse, e dyshuar si tritol.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se oficerë të Policisë së Tiranës janë nisur për të asistuar në hetime, ndërsa grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat dhe motivet e mundshme të kësaj ngjarjeje. Versus.al

Poll