
Fier- Një shpërthim me tritol është shënuar gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm në lagjen “Gafurr Muço” të Lushnjës.
Si pasojë e lëndës plasëse, ka patur dëme të shumta materiale, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar.
Burime bëjnë me dije se banesa ku është vendosur lënda plasëse në hyrje të pallatit, është në pronësi të Shaqe Gjatës, nënës së Klea Gjatës, e cila njihet si e dashura e të dënuarit përjetë, Laert Haxhiut.
Këtij të fundit, një javë më parë iu gjet telefon në qeli të cilin e kishte fshehur në qelinë e një të burgosuri tjetër me inicialet Xh.L.
Policia ndodhet në pallatin ku shpërtheu tritoli dhe po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Versus.al







