
Një shpërthim me tritol është regjistruar mbrëmjen e sotme në mjetin nën pronësinë e Ilir Locit, administratorit të njësisë administrative Fushë Krujë.
Si pasojë e shpërthimit ka patur vetëm dëme materiale. Në vendin e ngjarjes mbërriti edhe vetë Loci.
Dyshohet se lënda plasëse jetë është hedhur nga një rrugicë krah restorantit ku ishte parkuar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rastit. Versus.al







