Greqi- Një shqiptar në fshatin Rizomylos të Magnezisë është arrestuar nga policia greke pasi të shtunën e kaluar dhunoi brutalisht gruan e tij dhe kërcënoi fëmijën.
Mediat greke shkruajnë se shqiptari në gjendje të dehur ka hyrë në shtëpi dhe ka dhunuar me grushta dhe shkelma të shoqen dhe më pas ka kërcënuar me armë djalin e tij duke i kërkuar që të mos mbante anën e nënës.
Ndaj tij rëndojnë akuzat e kanosjes dhe armëmbajtjes pa leje si dhe ushtrimi i dhunës ndaj të miturit. Versus.al







