
Itali- Një shqiptar me precedentë të mëparshëm penalë në trafikun e drogës, është kapur nga policia italiane teksa qarkullonte me një makinë brenda së cilës kishte fshehur 400 mijë euro.
Pas kontrolleve të karabinierëve, në tavanin e makinës dhe poshtë një prej sediljeve ishte krijuar një vend i posaçëm për fshehjen e shumës së madhe të parave. Në tavan ishin fshehur rreth 50 mijë euro, ndërsa poshtë sediljes së shoferit, u gjetën plot 350 mijë euro.
Shuma e parave e cila dyshohet se është siguruar nga trafiku i drogës, është sekuestruar nga autoritetet italiane në cilësinë e provës materiale. Versus.al







