Itali- Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Romë ku humbi jetën një grua 24 vjeçare dhe u plagos rëndë foshnja e saj.
Ndërsa shkak për aksidentin e rëndë u bë humbja e kontrollit të mjetit nga shqiptari 22 vjeçar i cili ishte në timon në gjendje të droguar dhe të alkoolizuar.
Mediat italiane shkruajnë se pavarësisht përpjekjeve të bëra për të shpëtuar 24 vjeçaren, e reja ndërroi jetë, ndërsa bashkëshorti shqiptar po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor dhe gjithashtu i është komunikuar masa e “arrestit me burg”. Versus.al







